Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të përpunimit të dokumentacioneve dhe verifikimit në sistem, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht:
– N. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”;
– S. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.
Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këto raste u kryen nga Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan.