Operacioni për zbardhjen e vjedhjes së ndodhur më datë 6 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.
Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– G. Q., 15 vjeç dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.