Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mirëpritën gjatë mesditës së sotme, në ambientet e DPPSH-së, nxënësit e klasave të gjashta, të shkollës “Ali Demi”, në Tiranë. Ky aktivitet njohës dhe informues, u zhvillua në kuadër të javës “Dyer të hapura për qytetarët”, me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.