Jalë, Dhërmi – Ngeli në mes të detit, pasi i pësoi defekt skafi, Policia Kufitare i vjen në ndihmë

📌 Jalë, Dhërmi / Angazhim dhe përkushtim i përditshëm nga ana e strukturave të Policisë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe turistëve që hasin problematika apo gjenden në vështirësi të ndryshme.

Policia Kufitare e Dhërmiut i vjen në ndihmë shtetasit që kishte ngelur në det dhe e kishte të pamundur kthimin në breg, si pasojë e defektit në mjetin e tij lundrues skaf.

Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin 📍Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲, çdo rast të paligjshmërisë.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱