IOM i dhuron pajisje kompjuterike Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit

IOM i dhuron pajisje kompjuterike Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Parë Sajmir Muçaj, zhvilloi një takim me drejtuesen e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri – IOM Albania, znj. Alma Jani.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe IOM, me qëllim rritjen e kapaciteteve për menaxhimin efektiv të migracionit të parregullt dhe të kontrabandës së migrantëve, mbështetjen teknologjike të strukturave të kufirit dhe migracionit, si dhe forcimin e rendit dhe sigurisë.
Gjatë takimit, IOM i dorëzoi Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, rreth 50 pajisje teknologjike, përfshirë kompjutera, laptopë, printera dhe mjete të tjera, të cilat do të kontribuojnë në procesin e digjitalizimit dhe modernizimit të infrastrukturës së Policisë së Shtetit.