Interpol Tirana – Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës

Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës.
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.