Interpol Tirana
I kërkuar për armëmbajtje pa leje, kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 30-vjeçari.
Në kuadër të bashkëpunimit intensiv ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës, me synim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht për llogari të 2 shteteve, u krye ekstradimi nga Italia, në Shqipëri, i shtetasit Arjan Lleshaj, 30 vjeç, i lindur në Mirditë.
Gjykata e Shkallës se Parë e Juridikionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.05.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit fizik të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, më datë 14.11.2018, shtetasit Arjan Lleshaj iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.
Shtetasi Arjan Lleshaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.