Interpol Tirana
Ekstradohet nga Vjena, një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Austri, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.