Interpol Tirana, Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, ekstradohen 16 shtetas në kërkim ndërkombëtar  

Interpol Tirana

Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

✅Gjatë 2 javëve të fundit, si rezultat i këtij bashkëpunimi, janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali, Kosovë, Zvicër, Gjermani, Norvegji, Maltë dhe Maqedoni e Veriut, 16 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Itali, u ekstraduan shtetasit:

-S. M., të cilin Gjykata e Novaras, me vendimin e datës 25.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-R. M., të cilin Gjykata e Novaras, me vendimin e datës 25.10.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-A. L., të cilin Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 07.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-A. M., të cilit Gjykata e Riminit, me vendimin e datës 03.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-F. B., të cilit Gjykata e Romës, me vendimin e datës 03.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-Z. Sh., të cilit Gjykata e Barit, me vendimin e datës 21.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-A. G., të cilit Gjykata e Barit, me vendimin e datës 21.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-Z. Z., të cilit Gjykata e Riminit, me vendimin e datës 03.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i nakotikëve” dhe “Vjedhja”.

Në Zvicër, u ekstraduan shtetasit:

-P. P., të cilit autoritetet gjyqësore në kantonin Tessin në Lugano, Zvicer, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në  burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i parave” dhe “Emigracioni i paligjshëm”;

-A. A., pasi autoritetet gjyqësore të Aargau i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në Kosovë, u ekstraduan shtetasit:

-N. Sh., të cilit Gjykata Themelore e Gjakovës, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-E. M., të cilit Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Maltë, u ekstradua shtetasja A. D., të cilës Gjykata e Magistrates, Malta, me vendimin e datës 12.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e ligjit për narkotikët”.

Në Gjermani, u ekstradua shtetasi R. G. alias R. S., të cilit Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 31.03.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në Maqedonisë e Veriut, u ekstradua shtetasi E. S., të cilin Gjykata e Tetovës, me vendimin e datës 26.07.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 Në Norvegji, u ekstradua shtetasi J. K., të cilit Gjykata e Sor-Rogaland, me vendimin e datës 15.10.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Plagosja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me të gjithë partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.