Interpol Tirana/Akuzohet se inskenoi vdekjen e tij, në Pukë, ekstradohet nga Italia, 50-vjeçari

Interpol Tirana

Akuzohet se inskenoi vdekjen e tij,në vitin 2021, në Pukë,ekstradohet nga Italia,shtetasi italian.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. P., 50 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: “Mashtrimi”,”Dhunimi i varreve”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Në vitin 2021, ky shtetas dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij.