Sot në mbrëmje, në Himarë, pas njoftimit për një fëmijë 4-vjeçar të larguar nga prindërit, shtetas të huaj, në zonën e shëtitores, shërbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Himarë nisën menjëherë kërkimet duke kontrolluar gjithë zonën përreth.
Falë reagimit të shpejtë, fëmija u gjet brenda një kohe të shkurtër dhe iu dorëzua prindërve, në gjendje të mirë shëndetësore.
Prindërit falënderuan Policinë për ndërhyrjen e shpejtë dhe efektive.
Policia fton që, në çdo rast të ngjashëm, çdo qytetar që konstaton një situatë të tillë të njoftojë menjëherë shërbimet policore, për të ndërhyrë menjëherë.