Himarë – Goditi me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 27-vjeçari

Himarë

Goditi me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 27-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D. H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.