Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policinë e Shtetit, Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për problemet ekonomike, funksion me gradë policore “Drejtues i Parë”.
Aplikimet fillojnë më datë 24.06.2022 dhe përfundojnë më datë 28.06.2022.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse), funksion me gradë policore “Drejtues i Parë”, për problemet ekonomike janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të Arsimit të Lartë, në shkencat ekonomike ose ka përfunduar shkollë ushtarake për çështjet ekonomike.
- Të ketë njohuri të mira për aktet ligjore e nënligjore, aktet normative e administrative në fushën financiare, logjistikës, menaxhimit të personelit, politikave të trajtimit financiar të personelit.
- Të zotëroj gjuhën angleze me dëshminë përkatëse.
- Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim e problemeve në fushën e çështjet ekonomike.
- Të jetë i njohës i programeve kompjuterike.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale.
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikate sigurie personeli.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse), funksion me gradë policore “Drejtues i Parë””, kryen këto detyra specifike:
- I siguron Drejtorit të Policisë së Shtetit konsulencë profesionale, në menaxhimin e çështjet ekonomike e financiare.
- I siguron konsulencë profesionale për probleme që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe zbatimin e akteve normative e administrative në fushën financiare, logjistikës, menaxhimit të personelit, etj.
- Jep mendime për projekt ligje, projekt marrëveshje, projekt protokolle, projekt vendime, projekt akte normative të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Drejtorit të Policisë së Shtetit, përpara se ato të miratohen nga titullarët apo të dërgohen në institucione të tjera;
- Propozon ndryshime të legjislacionit apo akteve normative, duke argumentuar nevojën e bërjes së tyre;
- Sjell në vëmendjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit detyra të rëndësishme ose probleme të tjera, të cilat kërkojnë ndërhyrjen apo angazhimin e Tij;
- Përgatit me porosi të Drejtorit të Policisë së Shtetit materiale dhe ua transmeton strukturave policore, në nivel qendror apo vendor, urdhra apo detyra të vendosura prej Tij, si dhe ndjek e kontrollon realizimin e tyre. duke koordinuar dhe bashkërenduar në mënyrë efektive punën e strukturave të ndryshme në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët.
Në përfundim të procesit të verifikimit paraprak, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, të hartojë listën emërore të aplikantëve që plotësojnë kriteret për pranimin në funksionin e veçantë të policisë, “Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, funksion me gradë policore “Drejtues i Parë””, si dhe të njoftojë aplikantët 7 ditë para datës së konkurrimit.
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e menaxhimit e kontrollit të problemeve ekonomike në strukturat e rendit e sigurisë publike si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me menaxhimin e kontrollit të problemeve ekonomike në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Formulari https://we.tl/t-NduJyeSoP3