HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION NDIHMËS NË DREJTORINË E ANTITERRORIT, NË DPPSH

Hapen aplikimet për pranim në funksionin ndihmës në Policisë së Shtetit, Kujdesar – magazinier (për armatimin dhe të tjera), në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (punonjës administrativ – klasaVI).

Aplikimet fillojnë më datë 15.10.2021 dhe përfundojnë më datë 19.10.2021.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës, Kujdesar – magazinier (për armatimin dhe të tjera), në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  9. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  10. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin Kujdesar – magazinjer (per armatimin dhe te tjera), në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë si më poshtë:

  • Të ketë arsimin e mesëm ose arsimin professional.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi  të mira kompjuterike
  • Të ketë të pakten 5 vite përvojë pune në profesion.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në pozicionin, Kujdesar – magazinier (për armatimin dhe të tjera), në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryen këto detyra specifike:

  1. Asiston shefin e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në lidhje me verifikimin dhe marrjen e materialeve, pajisjeve TI., armatimin etj.
  2. Kryen të gjitha procedurat që lidhen me hyrje-daljet e bazës materiale, si dhe plotëson dokumentacionin në kohë.
  3. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprorët e tij, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.

Procesi i konkurrimit përfshin:

 Jetëshkrimi i aplikantit:

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);

Intervista:

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).

Intervista do të zhvillohet më datë 26.10.2021, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Formulari i aplikimit:

https://wetransfer.com/downloads/7894a0f53c9bbc867c6b19cd620316d920211015071406/4c793def58f5205a81a0f0af49b57cc720211015071424/c46725