Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton:
Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policisë së Shtetit, Specialist koordinator, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, me gradën policore “Kryekomisar”.
Aplikimet fillojnë më datë 27.05.2022 dhe përfundojnë më datë 01.06.2022.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Specialist koordinator, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Të ketë arsimin e lartë dhe diplomë “Master”, preferohet në Jurisprudencë.
- Të ketë njohuri të mira pune për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici, për politikat dhe procedurat për institucionet dhe bashkëpunimin ndërkombëtare policor, të njohë kërkesat në aktet ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Policisë së
- Të zotëroj gjuhën angleze me dëshminë përkatëse, gjithashtu prioritet edhe nëse ka njohuri në gjuhët e tjera zyrtare të INTERPOL-it.
- Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e mbrojtjes së të dhënave.
- Të njohë dhe të zbatoj standardet ndërkombëtare të të drejtave të
- Të ketë aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale.
- Të jetë i njohës i programeve kompjuterike.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale.
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikate sigurie personeli .
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Specialist koordinator, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, kryen këto detyra specifike:
- Të ndjek, të evidentoj dhe të administroj çështjet, sipas kërkesave të Rregullores së INTERPOL-it dhe detyrave specifike që i
- Të kryej pune teknike lidhur me marrjen, përpunimin dhe zgjidhjen e praktikave, kërkesave te ardhura nga Zyrat Homologe të Interpolit, Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, agjencive e tjera ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, duke ju referuar Rregullores së Përpunimit të të Dhënave të
- Të analizoj dhe vlerësoj informacionet e ndryshme në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ia transmeton ato organeve kompetente brenda vendit.
- Të përgatis dhe kthej përgjigje kërkesave të ardhura nga Zyrat Homologe të INTERPOL-it në lidhje me informacionet apo me verifikimet e ndryshme të kërkuara.
- Të kërkoj informacion nga Zyrat homologe të INTERPOL-it, lidhur me kërkesat e strukturave policore kombëtare, apo nga agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në vendin tonë.
- Të shkëmbej informacione nëpërmjet sistemit të komunikimit të INTERPOL-it,I-24/7, në mënyrë të veçantë për gjetjen, lokalizimin e personave në kërkim ndërkombëtar dhe sipas marrëveshjeve në fuqi kryen rolin ndërlidhës ndërmjet zyrave homologe të INTERPOL-it, e strukturave policore në vend, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me arrestimin e përkohshëm me qëllim
- Të kryej veprime të drejtpërdrejta për shpalljen në kërkim ndërkombëtar nëpërmjet aksesimit në sistemet në dispozicion nga Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it, të atyre kategori personash, ndaj të cilëve autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë vendime penale për dënim ose masa shtrënguese sigurimi;
- Të kryej veprime të drejtpërdrejta lidhur me procesin operacional të ekstradimit të personave në kërkim ndërkombëtar, për të cilët autoritetet e huaja gjyqësore kanë miratuar dhe lejuar ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.
- Të japë asistencën e nevojshme të gjitha strukturave të policisë kufitare në vendkalime (PKK), lidhur me mënyrën e veprimit në rastet e “Alarmeve/Alerteve” të ndryshme në sistemin e ASF2 të INTERPOL-it;
- Të koordinoj të gjitha operacionet policore që kryhen në nivel ndërkombëtar si dhe mund të marr pjesë në takimet e përbashkëta që mund të zhvillohen me policitë e vendeve të huaja;
- Me miratim të eprorit specialisti i ZQK përfaqëson Zyrën në takime e konferenca të ndryshme, Ëorkshop-e, takime të organizuara nga Sekretariati i Përgjithshëm etj.
- Të respektoj legjislacionin kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Klasifikimin e Informacionit “Sekret Shtetëror”, në çdo shkëmbim informacioni ndërmjet zyrave homologe të INTERPOL-it, agjencive të zbatimit të ligjit në vend dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it;
- Të përcaktoj procedurat e përpunimit në ZQK-në në përputhje me RRIPDH.
Të kryej mbikëqyrjen nëpërmjet kontrolleve të pikave/PKK në vend ose lidhur me incidentet në përpunim si dhe përditëson procedurat dhe mekanizmat e përcaktuara;
- Të zbatoj programe të përshtatshme trajnimi të vazhdueshme mbi përpunimin e të dhënave për stafin e ZQK-së dhe për subjektet kombëtare të autorizuara për të patur akses në Sistemin e Informacionit të INTERPOL-it.
- Të raportoj të paktën një herë në vit tek oficeri i mbrojtjes së të dhënave të INTERPOL-it (OMDHI), mbi veprimtaritë e kryera në kuadër të funksionit të tij/saj si OMDh, bazuar në pyetësorin e ofruar nga (OMDHI).
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohurive të gjuhëve të huaja, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, njohurive të gjuhëve të huaja dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Testi me shkrim zhvillohet më datë 06.06.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Formulari i aplikimit: https://we.tl/t-pXs2bt1QY5