Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policisë së Shtetit, specialist kriminalist në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video, në Institutin e Policisë Shkencore

Specialist kriminalist në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video, në Institutin e Policisë Shkencore.

Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policisë së Shtetit, specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aplikimet fillojnë më datë 23.09.2020 dhe përfundojnë më datë 28.09.2020.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil”;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  1. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
  1. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  2. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  3. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  4. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

 Kritere të veçanta:

  1. Aplikanti të ketë mbaruar Arsimin e Lartë, ciklin e dytë të studimeve,“Master”, në shkencat Informatikë, Teknologji Informacioni, Elektronikë, Shkencat ekzakte, Jurisprudencë;
  2. Njohuri dhe aftësi  të mira kompjuterike të demonstruara, në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  3. Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  4. Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  5. Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të ekspertimeve kompjuterike;
  6. Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  7. Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik dhe në përdorimin e programeve dhe pajisjeve ekzaminuese që përdor sektori për kryerjen e ekspertimeve kompjuterike;
  8. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale;
  9. Të kenë njohuri të gjuhës angleze, aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë;
  10. Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  11. Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.

 

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

 

Punonjësi në funksionin e veçantë, “Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, kryen këto detyra specifike:

  1. Asiston shefin e Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/Video në lidhje me kryerjen e ekspertimeve Kompjuterike dhe Audio/Video;
  2. Kryen ekspertime kompjuterike dhe Audio/Video;
  3. Merr pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në veprimet e rëndësishme kriminalistike ku përfshihen prova dixhitale, kur kërkohet ndihmë nga strukturat e policisë gjyqësore, prokurorisë apo laboratorët rajonal të Policisë Shkencore;
  1. Kryen detyra administrative dhe teknike në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ekspertimit kompjuterik;
  2. Identifikon nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike dhe kurrikulës së trajnimit të ekspertëve kriminalist dhe policisë gjyqësore në fushën e provave dixhitale;
  3. Kryen në mënyrë aktive studime dhe hulumtime kriminalistike, në lidhje me çështjet  e ekspertimit kompjuterik, zbatimit të metodikave dhe rishikimit e përmirësimit  të vazhdueshëm të tyre;
  4. Ndjek në mënyrë periodike trajnime të vazhdueshme për mbajtjen koherente të  njohurive të tij  me zhvillimet teknologjike dhe metodat e reja ekzaminuese si dhe merr masa për  njohjen me çdo material si udhëzues, manuale, botime, etj, të ofruara nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike.
  5. Paraqitet në Gjykatë për interpretim konkluzionesh.

 

Në përfundim të procesit të verifikimit paraprak, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, harton listën emërore të aplikantëve që plotësojnë kriteret për pranimin në funksionin e veçantë të policisë, “Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, dhe njofton aplikantët 7 ditë para datës së konkurrimit.

 

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit,

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);

  1. Testi me shkrim,

Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;

  1. Intervista me gojë,

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Testi me shkrim të zhvillohet më datë 06.10.2020, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Vlerësimit dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore të hartojë listën përfundimtare me rezultatet e arritura nga aplikantët sipas rendit zbritës dhe të shpallë fituesin për të ndjekur kualifikimin në Akademinë e Sigurisë.

Formulari i aplikimit

https://wetransfer.com/downloads/49e5f3583a5e8c966f53ae12f97d489820200923122533/e59521e922509a693b93d168a6aa742d20200923122559/6ab86d