HAPEN APLIKIMET PËR NJË FUNKSION TË VEÇANTË NË POLICINË E SHTETIT

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, meqëllimplotësimin e funksioneve të lira organikedhepërzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mos diskriminimit, 

NJOFTON:

Hapjen e aplikimeve për pranim në funksionin e veçantë në Policisë së Shtetit, Specialist, në Sektorin e Përgjimit Ambiental, në Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale.

Aplikimet fillojnë më datë 27.05.2024 dhe përfundojnë më datë 11.06.2024.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komunikimet zyrtare për çdo fazë të procesit të konkurrimit do të kryhet nëpërmjet adresën së email-it burimet.njerezore@asp.gov.al.

Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  9. Të jete i pajisur me Certifikate të Sigurimit të Personelit:

Kritere të veçanta sipas strukturave policore janë si vijon:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e elektronikës (e përgjithshme, kompjuterike, telekomunikacion, ushtarake etj.)
  2. të  ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në në agencitë shtetërore të zbatimit të ligjit;
  3. Të ketë certifikata që vërteton trajnime në fushën e teknologjisë së informacionit, në fushën e mirëmbajtjes së rrjeteve;
  4. Të ketë trajnime në fushën e teknikave dhe teknologjive elektronike investigative.
  5. Të ketë njohuri te gjuhës Angleze.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit;
  2. Formularin e vetëdeklarimit;
  3. Formularin e dekriminalizimit;
  4. Fotokopje të kartës së identitetit;
  5. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  6. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  7. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  8. Certifikatë familjare;
  9. Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
  10. Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
  11. Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  12. Raport mjeko-ligjor;
  13. Fotokopje e librezës së punës;
  14. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  15. 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Punonjësi në funksionin e veçantë, Specialist, në Sektorin e Përgjimit Ambiental, në Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, kryen këto detyra specifike:

  1. Studion dhe ndjek në vazhdimësi zhvillimet e teknologjive të komunikimeve elektronike.
  2. Përzgjedh dhe propozon për furnizim pajisje dhe aparatura që shërbejnë për përgjimin ambiental.
  3. Aplikon përdorimin e pajisjeve dhe aparaturave në operacionet e depërtimit sekret.
  4. Ndjek ecurinë e pergjimit ambiental dhe harton raportet e përgjimit.
  5. Mirëmban dhe riparon pajisjet dhe aparaturat që ka në përdorim.
  6. Asiston Shefin e Sektorit në të gjitha proceset e punës teknike dhe operacionale.
  7. Merr pjesë aktive në përgatitjen dhe zhvillimin e trajnimeve për ngritjen profesionale të specialistëve të përgjimit në seksionet e Drejtorive Vendore të Policisë.
  8. Organizon dhe drejton veprimtarinë operacionale për depërtimin sekret dhe përgjimin ambiental, përgatitjen profesionale dhe juridike të punonjësve të policisë që ka në varësi.
  9. Kryen analiza periodike të punës dhe për çështje konkrete.
  10. Përgatit dhe kontrollon përpilimin e raporteve të shërbimit nga ana e punonjësve të policisë që ka në varësi, si dhe dokumentimin e veprimeve të kryera me to.
  11. Studion kërkesat e paraqitura dhe vlerëson nevojat për përdorimin e mjeteve shkencore dhe të mbikëqyrjes, si dhe teknikave e metodave speciale të hetimit, në parandalimin e veprave penale dhe paraqet për miratim programet dhe planet e nevojshme.
  12. Kryen në mënyrë aktive punë teknike dhe veprimtari administrative të cilat bëjnë të mundur aplikimin dhe zbatimin e masave teknike të mbështetjes tekniko-shkencore apo masave të tjera tekniko-shkencore duke bashkëpunuar me specialistët e tjerë të sektorëve apo drejtorive sipas drejtimit që mbulon, në funksion të zbulimit, dokumentimit dhe parandalimit të veprave penale.
  13. Raporton për të gjitha problemet te Shefi i Sektorit të Pergjimit Ambiental.

Aplikantët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen procesit të konkurrimit, i cili përfshin:

   a. Jetëshkrimi i aplikantit,

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);

    b. Testi me shkrim,

Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;

    c. Intervista me gojë,

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me menaxhimin teknologjisë së informacionit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).

Testi me shkrim të zhvillohet më datë 17.06.2024 në ambientet e Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Aplikantët skualifikohen apo ndërpresin marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit në rastet e mëposhtme:

  1. Nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të këtij urdhri;
  2. Nuk arrijnë të vlerësohen me të paktën 70% të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm;
  3. Nuk plotësojnë kriterin e besueshmërisë;
  4. Nuk plotësojnë kriterin për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit;
  5. Deklarojnë të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në adresën e email-it burimet.njerezore@asp.gov.al brenda 2 ditëve pune nga data njoftimit me email.