HAPEN APLIKIMET PER NJË FUNKSION NË NJËSINË E SHËRBIMEVE DHE MIRËMBAJTJES PËR APARATIN, NË DPPSH

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mos diskriminimit, njofton:

Hapjen e fazës se aplikimeve për plotësimin e një funksioni organik “Punëtor mirëmbajtje, elektriçist, hidraulik” në Njësinë e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes për Aparatin, në Sektorin e Shërbimeve Ekonomike për Aparatin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aplikimet fillojnë më datë 02.09.2024 dhe përfundojnë më datë 06.09.2024, ora 14:00.

Aplikimet bëhen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret si vijon:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. diplomë e shkollës së mesme;
  3. të ketë 5 vite përvojë punë në këtë detyrë;
  4. të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  5. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  7. të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  8. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. të gëzojë besueshmëri për të punuar në strukturat e Policisë së Shtetit (neni 140 i Rregullores së Policisë)

Shtetasit, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të këtij urdhri dhe dëshirojnë të aplikojnë për pozicionin e shpallur për konkurrim brenda datës 06.08.2024, ora 14:00, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit i aksesueshëm në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit;
  2. Formularin e vetëdeklarimit i aksesueshëm në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit;
  3. Formularin e dekriminalizimit i aksesueshëm në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit;
  4. Fotokopje të kartës së identitetit;
  5. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  6. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  7. Certifikatë familjare;
  8. Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
  9. Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
  10. Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  11. Raport mjeko-ligjor;
  12. Fotokopje e librezës së punës;
  13. 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore:

  • Verifikon dhe shqyrton dokumentacionin e aplikantëve nëse plotësojnë kriteret të aplikimit për të vazhduar procesin e konkurrimit.
  • Verifikon në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit besueshmërinë dhe integritetin e aplikantëve;
  • Njofton dhe kryen kontrollin shëndetësor të aplikantëve në bashkëpunim me Sektorin e Profilaksisë-Mjekimit

Aplikantët, që kalojnë me sukses fazat e mësipërme, sipas rendit zbritës, i nënshtrohen:

    1. Vlerësimit administrativ, i cili përbën 30% të rezultatit të përgjithshëm dhe përfshin vlerësimin në lidhje me përvojën në punë, certifikimet/trajnimet si dhe kualifikime
    2. Intervistës me gojë, e cila përbën 70% të rezultatit të përgjithshëm, përmban jo më pak se 3 pyetje, dhe përfshin testimin në lidhje me njohuritë, aftësitë e kandidatit për të menduar, analizuar, komunikuar dhe marrë vendime. Aplikantët të cilët në mënyrë të dukshme, kanë vështirësi në shprehi dhe komunikim, skualifikohen nga Komisioni me vendim të arsyetuar.

Koha dhe vendi i intervistimit i bëhen të ditura aplikantëve të paktën 2 (dy) ditë para datës së intervistimit.

Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të intervistës, merr vendim dhe miraton listat e rezultateve të aplikantëve në rend zbritës për secilin pozicion pune për të cilin është bërë konkurrimi.

Njoftimi për rezultatin e arritur në procesin e testimit i bëhet i ditur aplikantit nëpërmjet adresës së email-it të cilin ai ka administruar në formularin e aplikimit.

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e njoftimit për fazën e aplikimit dhe vlerësimit.

Aplikantët skualifikohen dhe ndërpresin procesin e konkurrimit në çdo fazë të tij nëse:

  1. Nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;
  2. nuk dorëzon në kohen e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;
  3. nuk plotëson kriteret e përcaktuara në momentin e shpalljes së aplikimeve;
  4. ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
  5. është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. rezulton përdorues droge;
  7. rezulton të ketë varësi nga alkooli;
  8. nuk kalon kontrollin shëndetësor;
  9. nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
  10. nuk vlerësohet me të paktën 60% të pikëve në procesin e testimit.

 

Shkarkoni formularët për aplikim:

FORMULARI I APLIKIMIT PER PRANIM NE POLICINE E SHTETIThttps://asp.gov.al/wp-content/uploads/2024/09/1.-FORMULARI-I-APLIKIMIT.docx

FORMULAR VETEDEKLARIMIhttps://asp.gov.al/wp-content/uploads/2024/09/2.-FORMULAR-VETDEKLARIMI.docx

FORMULAR DEKRIMINALIZIMI https://asp.gov.al/wp-content/uploads/2024/09/3.-FORMULAR-DEKRIMINALIZIMI.doc