Hani i Hotit, Shkodër – Vendosen në liqenin e Shkodrës në kufirin shtetëror me Malin e Zi, shenjat e reja ndarëse të pajisura edhe me sinjal ndriçues

Vendosen në liqenin e Shkodrës në kufirin shtetëror me Malin e Zi, shenjat e reja ndarëse të pajisura edhe me sinjal ndriçues.

Në zbatim të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi “Për rindërtim dhe riparimin e shenjave të kufirit në vijën e kufirit shtetëror Shqipëri-Mali i Zi” nënshkruar në 6 nëntor 2009, nga data 17 deri në datën 21 Gusht 2020, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, punoi dhe realizoi rivendosjen e 6 shenjave kufitare ujore të reja në vijën e kufirit shtetëror në liqenin e Shkodrës.

Punimet u kryen në bashkëpunim me palën malazeze të Komisionit të Përbashkët për rindërtimin dhe riparimin e shenjave të kufirit në vijën e kufirit shtetëror Shqipëri-Mali i Zi, në mirëkuptim të plotë duke ju përmbajtur plotësisht dokumentave të Marreveshjes Ndërkombëtare.

Dy vitet e fundit pala jonë ka bërë rivendosjen e 8 shenjave të reja ujore në kufirin me Malin e Zi në liqenin e Shkodrës.