Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet e 7 muaj burgim.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, falë punës së mirorganizuar, kapën dhe ndaluan shtetasin:
Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 7 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.