Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotive”, si dhe ndalohen dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksisonit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
• K. S., 37 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, në datën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qënë duke drejtuar një automjet dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e ka dënuar shtetasin K. S., me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
———————-
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit N. T. ,18 vjeç, banues në Përmet, pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur duke e fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.
———————
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjieokastër.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.