Gjirokastër/Vijojnë takimet në shkolla në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, ndihmësspecialistët e DVP Gjirokastër zhvilluan një orë sensibilizuese me nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli”, në qytetin e Gjirokastrës, mbi temën e trafikimit të personave të rritur dhe të miturve.
Gjatë kësaj ore, së bashku me oficerët e sigurisë dhe psikologen e shkollës, u diskutua për viktimat e mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për mbrojtjen e tyre.
Nxënësit u informuan për shenjat dhe treguesit e trafikimit tek fëmijët dhe të rriturit, format në të cilat shfaqet, mënyrat si mund të denoncohet tek organet e policisë, bashkëveprimi me shoqërinë, agjencitë dhe institucionet e ngarkuara për luftimin e këtij fenomeni.
Nxënësit treguan interes duke kërkuar më shumë informacion dhe duke iu drejtuar pyetje punonjësve të policisë, të cilët iu shpërndanë atyre, edhe disa fletëpalosje me këshilla konkrete.
Nxënësit kishin përgatitur punime të ndryshme se si e konceptonin trafikimin e qënieve njerëzore dhe masat parandaluese që duhet të ndërmarrë secili nga ne.
✅ Takime të tilla do të zhvillohen edhe në shkolla të tjera, në ditët në vijim.
#Çdo_fëmijë_meriton_një_mundësi_të_re!
#Thuaji_STOP_trafikimit!