Gjirokastër/Vijojnë orët mësimore edukative në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë qarkun.
Thuaji STOP Drogës, alkoolit dhe duhanit!
Në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, ditën e sotme, u zhvillua orë edukative në shkollën e mesme Profesionale “Thoma Papapano”, Gjirokastër, me temën “Stop Duhanit, Alkoolit dhe Drogës”.
Në këto orë edukative nxënësit u njohën me materiale sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për efektet negative që shkakton përdorimi i duhanit, alkoolit dhe substancat narkotike.
Duhani nuk të rrit më shpejt, të plak më shpejt!
Alkooli nuk jep zgjidhjen, por krijon problemet!
Droga vret gëzimin, shpresën, mendjen dhe trupin!
Mbro jetën tënde!
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj✅
#Nxënësittëparët




