Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Topullarë, Gjirokastër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi gjerman.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Pasditen e djeshme, dyshohet se për shkak të një defekti në motor, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti i parkuar, në pronësi të shtetasit A. R., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e djegies së automjetit.