Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Gjirokastër

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes arrestohet 35-vjeçari.

Pocedohet penalisht për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe një 45-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij;

– Si dhe po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.