Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 64 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 57 vjeç, banues në fshatin Gllavë, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina bimore në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.