Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim P. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në datën 31.05.2022, ka vjedhur sende të ndryshme në varrezat e qytetit të Gjirokastrës.

Materialet në ngarkim të shtetasit P. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.