Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra penale të ndryshme

Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban arrestuan në flagrancë shtetasi H. Ç., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar një 87-vjeçar (këmbësor), banues në Gjirokastër, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. M., 19 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Bubullimë, Lushnjë, pasi në PKK Kakavije, në hyrje, gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 8 pako me fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.