Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua në rrugën “18 shtatori”, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.