Gjirokastër
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.