Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Z., 26 vjeç dhe K. Z., 56 vjeç, të dy banues në Selenicë, pasi dyshohet se nuk kanë paguar për shërbimin që kanë marrë në një restorant.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. A., 27 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, 27-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. K., 43 vjeç, banues në Përmet. Nga përplasja, është dëmtuar pasagjerja në automjetin me drejtues 27-vjeçarin, shtetasja M. A., 55-vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—
Ditën e djeshme, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, ndërkohë që priste dru, me motosharrë, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Përmet. 36-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.