Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të Urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e shtetasit Enrik Skënderi, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.