Gjirokastër – Nxënësit vizitojnë ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë

DVP Gjirokastër hap dyert për publikun👮👮♀🖐

Nxënësit e klasave të IX të shkollës 9-vjeçare “Frymë dashurie” vizituan ambientet e Drejtorisë Vendore Gjirokastër.

Nxënësit u pritën nga Drejtori i DVP Gjirokastër Perlat Vatoci, me të cilin kanë zhvilluar një bashkëbisedim, duke shuar kureshtjen për tematika të ndryshme.

Nxënësit kanë falënderuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim nëpër shkolla dhe kanë premtuar se do të kontribuojnë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për të denoncuar çdo paligjshmëri, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.