Gjirokastër
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 44-vjeçari.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.