Gjirokastër/Kreu parakalim të rrezikshëm, gjobitet drejtuesi i kamionit

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një kamion që kryen parakalim të rrezikshëm, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, bëjmë me dije se:

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer verifikimet për rastin, ka identifikuar drejtuesin e kamionit dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, në bazë të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe të paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

https://youtu.be/Ccjh1KjEbmg