Gjirokastër
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël mund të ishin kultivuar bimë narkotike, është ushtruar kontroll i imtësishëm i territorit duke përdorur edhe dron. Si rezultat i kontrollit me dron u bë i mundur evidentimi i vendit ku ishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me zjarr, ndërsa disa u morën në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. Ç., 35 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.