Gjirokastër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Gjirokastër.

Qarkullonte me doza kokaine në automjet, të gatshme për shpërndarje, vihet në pranga 29-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Doses”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-M. K., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱