Gjirokastër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitim, të emigrantëve nga vendet e treta.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit vë në pranga 2 shtetas të implikuar në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve.
2 të arrestuarit e kryenin transportin nga Shiqpëria në drejtim të Greqisë, kundrejt 1000-2000 euro/person, nëpërmjet PKK Kakavije.
Sekuestrohen 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë eurosh.
Në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve të përfshirë në dhënien ndihmë emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht, kufijtë, drejt shteteve të BE-së, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit “Delivery”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. M., 42 vjeç, banues në Vlorë;
-S. G., 43 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga hetimet rezultoi se 2 shtetasit e kryenin këtë veprimtari kriminale, nëpërmjet PKK Kakavije, kundrejt pagesave 1000-2000 euro/person.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.