Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundështuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike.
Materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.