Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip furgon, ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin P. P., 79 vjeç, banues në Dropull Gjirokastër, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të shtetasit K. D. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.