Gjirokastër/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 61 vjeç, banues në fshatin Sofratik, Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 42 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte 42-vjeçari ka aksidentuar shtetasin M. T., 55 vjeç, banues në Tepelenë (këmbësor), i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar në banesë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, pasi mbasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen O. P., 36 vjeç, banuese në Gjirokastër, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, ka kryer manovra me automjet dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.