Gjirokastër – Arrestohet 1 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. S., 55 vjeç, banues në Libohovë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.