Fier/Zhvillohen takime për promovimin e sistemit arsimor policor

Fier

Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, së bashku me punonjës të Policisë së DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime me maturantët në gjimnazet “Janaq Kilica” dhe “Petro Sota”, me qëllim promovimin e sistemit arsimor policor.

Maturantët u njohën me programet e studimit, mundësitë e karrierës dhe mënyrën e aplikimit në Akademinë e Sigurisë, duke shfaqur interes për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe për t’iu shërbyer qytetarëve në të ardhmen.

Takimet do të vijojnë edhe në gjimnazet e tjera të Qarkut, për përgatitjen e maturantëve për vitin shkollor 2026–2027.