Fier/Vodhi me dhunë në rrugë, çantën e një 40-vjeçari, vihet në pranga autori

Fier

Vodhi me dhunë në rrugë, çantën e një 40-vjeçari, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet çanta me para dhe me sende personale.

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “16 prilli”, ishte kryer një vjedhje me dhunë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta policore, u identifikua dhe u vu në pranga, pak orë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi M. H., 30 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.