Fier/Vijon zbatimi i marrëveshjes për programin “Siguria e të rinjve”

Fier/Vijon zbatimi i marrëveshjes për programin “Siguria e të rinjve”.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të qarkut Fier.

Takimet e radhës u zhvilluan me nxënësit e klasave të 6-ta, nga ndihmësspecialisti i DVP Fier për edukimin në shkolla në bashkëpunim dhe me stafin e shkollës 9-vjeçare “Jani Boçova”.

Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
⛔ “Stop dhunës në shkollë”
⛔ “Dhuna në internet”
⛔ “Dhuna me bazë gjinore”
⛔ “Bullizmi dhe bullizmi në internet”
⛔ “Siguria në internet”

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në Power Point, ku nxënësit kishin mundësinë të shohin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, si dhe keqpërdorimi i internetit.

#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë