Fier/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, gjenden 1000 fidanë narkotikë kanabis

Fier/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në fshatin Libofshë dhe asgjësohen 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në zbatim të planit të posaçëm policor, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier po kryejnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë.

Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.