Fier/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit në shkollat 9-vjeçare të Qarkut!
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, faza e dytë, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmës-specialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Fier, Lushnjë dhe Divjakë.
Në fokus janë temat mbi përdorimin e drogave nga të rinjtë, problemet shëndetësore që ato shkaktojnë, si dhe mënyrat se si të mbrohen dhe të mos bien pre e përdorimit të tyre.
Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.
#stopdrogave
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë




