Fier/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit në shkollat 9-vjeçare të qarkut

Fier/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit në shkollat 9-vjeçare të Qarkut!

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, faza e dytë, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Ndihmës-specialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Fier, Lushnjë dhe Divjakë.

Vijojnë të trajtohen temat mbi përdorimin e drogave nga të rinjtë, problemet shëndetësore që ato shkaktojnë, si dhe mënyrat se si të mbrohen dhe të mos bien pre e përdorimit të tyre.

Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.

Përveç takimeve të zhvilluara gjatë javës për përdorimin e drogave, në shkollën 9-vjeçare “Sila Gjini”, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, u zhvillua një orë me temë karrierën. Gjatë takimit me nxënësit u promovua sistemi arsimor policor. Nxënësit u njohën me programet e studimit që Akademia e Sigurisë ofron, si dhe mënyrën e kriteret e aplikimit.

#stopdrogave
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë