Fier/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit në shkollat 9-vjeçare të Qarkut!
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, faza e dytë, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmës-specialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Fier, Lushnjë dhe Divjakë.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutua gjerësisht për problemet shëndetësore dhe shoqërore që sjell përdorimi i duhanit tek të rinjtë.
Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.
Përveç temave mbi duhanin, gjatë kësaj jave në shkollën jopublike “Numani” u zhvillua edhe një orë mësimore për sigurinë rrugore. Nxënësit diskutuan për rëndësinë e sinjalistikës rrugore, vijat e bardha dhe kujdesin që duhet të tregojnë gjatë përdorimit të rrugës.
Takimet me shkollat e tjera të Qarkut do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
#stopalkoolit
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë








