Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, faza e dytë, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmës-specialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Fier, Lushnjë dhe Divjakë.
Gjatë kësaj jave, në fokus ishte përdorimi i drogave nga të rinjtë, problemet shëndetësore që ato shkaktojnë, si dhe mënyrat se si të mbrohen dhe të mos bien pre e përdorimit të tyre.
Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.
Përveç takimeve të zhvilluara gjatë javës për përdorimin e drogave, ditën e djeshme, në fshatin Grabjan, Divjakë, në Shkollën e Bashkuar, u zhvillua një takim informues mbi rastet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e fëmijëve të komunitetit rom. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit u pajisën me fletëpalosje informuese dhe u njohën me aspektet ligjore që lidhen me këto vepra penale.
#stopdrogave
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë

